KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Luis Enrique: Duam t’ia shkaktojmë Barcelonës humbjen e parë sezonale

Luis Enrique: Duam t’ia shkaktojmë Barcelonës humbjen e parë sezonale

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka folur në konferencë për shtyp në prag të përballjes me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, duke shprehur respektin për ish-klubin e tij, por edhe ambicien për ta mposhtur.

Spanjolli ka refuzuar krahasimet mes Lamine Yamalit dhe Lionel Messit, duke theksuar se talenti i ri duhet të përqendrohet në zhvillimin e vet dhe të mos krahasohet me askënd.

“Besoj se gjëja më e mirë që po bën Lamine është se dëshiron të jetë thjesht Lamine Yamal. Ai po e përmirëson çdo aspekt të lojës së tij. Sa i përket krahasimit me Messin, po flasim për lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Asnjë futbollist nuk mund ta përballojë një krahasim të tillë. Lamine dëshiron të bëhet versioni më i mirë i vetvetes dhe bën shumë mirë që nuk krahasohet me askënd tjetër. Kjo tregon inteligjencë të madhe”, deklaroi Luis Enrique.

Dashuria për ngjyrat blaugrana

Trajneri i PSG-së nuk e fshehu lidhjen e veçantë që ka me Barcelonën, klub ku ka luajtur dhe ka qenë trajner, por theksoi se tashmë objektivi i tij është fitorja me skuadrën parisiene.

“Sot jam trajner i PSG-së. Në fillim, përballja me Barcelonën më dukej e çuditshme, por me kalimin e kohës mësohesh. Megjithatë, nesër dua të fitoj. Të përballesh me klubin që ka pasur rëndësinë më të madhe në karrierën time është një motivim i jashtëzakonshëm.

“Barcelona ka futbollistë me cilësi të jashtëzakonshme dhe është një klub që udhëhiqet nga vlera të mëdha sportive. Kam qenë futbollist dhe trajner i Barcelonës, kam një lidhje shumë të fortë me Katalonjën dhe fëmijët e mi janë katalanas. Për mua, Barcelona është skuadra që i ngjan më së shumti PSG-së”, u shpreh ai.

PSG dëshiron të jetë skuadra e parë që e mposht Barcelonën

Luis Enrique e sheh ecurinë e pamposhtur të Barcelonës si një motivim shtesë për ekipin e tij, i cili synon t’i japë fund kësaj serie.

“Fakti që Barcelona është e pamposhtur përbën një motivim shtesë për ne. Duam të jemi skuadra e parë dhe e vetme që e mposht Barcelonën këtë sezon”, deklaroi trajneri spanjoll.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.