KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Drutë dhe peleti humbin fuqinë ngrohëse nëse nuk ruhen siç duhet – gabimet që ju kushtojnë shtrenjtë gjatë dimrit

Drutë dhe peleti humbin fuqinë ngrohëse nëse nuk ruhen siç duhet – gabimet që ju kushtojnë shtrenjtë gjatë dimrit

Shumë familje kanë siguruar dru dhe pelet për dimër, por mënyra e ruajtjes ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin e ngrohjes.

Lënda djegëse e lagësht prodhon më pak nxehtësi, konsumohet më shpejt dhe krijon më shumë tym e blozë në sobë dhe oxhak.

Drutë e sapoprera përmbajnë rreth 40–50 për qind lagështi, ndaj duhet të thahen për të paktën gjashtë muaj, derisa niveli i lagështisë të bjerë nën 20 për qind.

Foto ilustruese

Ato rekomandohet të ruhen jashtë, të ngritura nga toka dhe të mbuluara vetëm nga sipër, në mënyrë që ajri të qarkullojë lirshëm.

Ndërsa bodrumet dhe garazhet pa ventilim nuk janë të përshtatshme për tharjen e druve të freskëta, ato mund të përdoren për ruajtje afatshkurtër të druve tashmë të thata.

Edhe peleti kërkon kushte të veçanta ruajtjeje.

Ai duhet të mbahet në një ambient të thatë, të mbrojtur nga lagështia dhe kondensimi, pasi ka aftësi të thithë ujin nga mjedisi.

Kur laget, peleti bymehet, humbet cilësinë dhe mund të bllokojë sistemin e furnizimit të sobës.

Një tjetër gabim i zakonshëm është vendosja e thasëve të peletit drejtpërdrejt në dysheme, ku mund të thithin lagështi nga toka ose uji i grumbulluar.

Zgjidhja më e thjeshtë është vendosja e tyre mbi paleta druri, në një garazh ose hapësirë të thatë.

Ruajtja e duhur e druve dhe peletit ndihmon në shfrytëzimin më efikas të nxehtësisë, uljen e konsumit dhe shmangien e problemeve me sobën gjatë gjithë dimrit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.