KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Luhet në Skenderaj dhe Ferizaj, xhiro e 31-të mbyllet me dy super sfida

Luhet në Skenderaj dhe Ferizaj, xhiro e 31-të mbyllet me dy super sfida

Xhiro e 31-të në Albi Mall Superligë mbyllet sot me dy ndeshjet e fundit që janë në program për t’u zhvilluar.

Në program janë dy ndeshje për t’u zhvilluar ku për katër skuadrat që zbresin sot në fushë pikët janë shumë të rëndësishme.

Në Skenderaj, Drenica është nikoqire e Ballkanit me dy skuadrat që kanë objektiva krejtësisht të kundërta.

Drenica kërkon fitore për mbijetesë, derisa Ballkani është në presion të fitores pas triumfit të Dritës për të mbetur në garë për titullin.

Sfidë shumë interesante do të zhvillohet në Ferizaj mes Ferizajt dhe Dukagjinit,ku dy ekipet janë duke luftuar për mbijetesë.

Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.