Mediumi italian “Sport MediaSet” ka shkruajtur për ndeshjen Kosovë Izrael e cila mbaroi pa gola në kuadër të Ligës së Kombeve.
Mediumi theks të vecantë i caktoi vërshëllimave gjatë himnit kombëtar të Izraelit duke i lidhur me situatën në Gaza shkruan Indeks Online.
“Tifozët kosovarë vërshëlyen dhe shprehën pakënaqësi të zhurmshme gjatë himnit kombëtar të Izraelit, para ndeshjes që përfundoi me barazim 0-0 në Ligën e Kombeve në Prishtinë një tjetër pritje armiqësore për ekipin vizitor, e lidhur me veprimet e vendit të tyre në Gaza. Disa lojtarë kosovarë gjithashtu ulën kokat gjatë himnit.
Lojtarët dhe stafi teknik i Izraelit kënduan me pasion, pothuajse si një akt sfide ndaj tifozëve vendas. Publiku vazhdoi t’i vërshëllente lojtarët izraelitë gjatë gjithë ndeshjes, e cila përfundoi në barazim, pavarësisht përjashtimit të mesfushorit kosovar Veldin Hodža në minutën e 67-të.
Muajin e kaluar, Izraeli zhvilloi dy ndeshje të diskutueshme kundër Irlandës, gjatë të cilave lojtarët irlandezë ulën kokat gjatë himnit izraelit dhe gjithashtu refuzuan t’u jepnin dorën kundërshtarëve të tyre. “ u tha në artikullin e postuar./IndeksOnline/

