Një burrë nga Karolina e Jugut tha se pas më shumë se 40 vitesh duke luajtur lotari, më në fund fati i buzëqeshi, duke fituar 20 mijë dollarë në lojën Mega Millions, në atë që ai e quajti “dita ime me fat”.
Banori i zonës Grand Strand tha se është një lojtar i rregullt i lotarisë, megjithëse zakonisht nuk luan Mega Millions.
“Kam luajtur lotari për më shumë se 40 vjet. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm kur kuptova se kisha fituar”, tha ai.
Sipas fituesit, vendosi të blinte një biletë të Mega Millions krejt rastësisht gjatë një vizite në supermarket.
Bileta me përzgjedhje automatike rezultoi fituese.
Fillimisht ai mendoi se kishte fituar vetëm 400 dollarë, por pasi e kontrolloi sërish biletën, kuptoi se çmimi i tij ishte në të vërtetë 20 mijë dollarë. /Telegrafi/
