KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

LSM: Do të protestojmë më 14 mars, kërkojmë pagë minimale 600 euro

LSM: Do të protestojmë më 14 mars, kërkojmë pagë minimale 600 euro

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të organizojë sërish protestë më 14 mars për paga më të larta.

Nga LSM thonë se nuk heqin dorë nga kërkesa për pagë minimale prej 600 eurosh dhe rritje të të gjitha pagave të tjera për 100 euro.

“Pagat minimale janë më të larta në sektorin publik sesa në sektorin privat, prandaj edhe në protestën e 28 janarit pati pjesëmarrje shumë të madhe të punëtorëve nga sektori publik, dhe ashtu do të jetë edhe tani”, deklaroi Trpe Deanoski nga Sindikata.

Pasi të hënën në Këshillin Ekonomiko-Social u njoftua se paga minimale do të rritet vetëm për 1.600 denarë sipas harmonizimit të marsit, përfaqësuesit e LSM-së e braktisën mbledhjen dhe paralajmëruan se do t’i vazhdojnë kërkesat e tyre në rrugë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.