KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSDM: Toshkovski të jep dorëheqje, ka dështuar në mbrojtjen e jetëve të njerëzve

LSDM: Toshkovski të jep dorëheqje, ka dështuar në mbrojtjen e jetëve të njerëzve

Partia opozitare maqedonase LSDM, thotë se tragjedia në lagjen Karposh të Shkupit, në të cilën humbën jetën një nënë dhe një fëmijë, ngre çështjen e mangësive serioze të MPB-së në mbrojtjen nga dhuna në familje dhe bën thirrje për përgjegjësi.
Nga LSDM theksojnë se ky rast është dëshmi e dhimbshme e dështimit të Ministrisë së Brendshme për të mbrojtur jetët njerëzore.
“Rastet e dhunës në familje, fizike dhe psikologjike u raportuan për dy vjet. Pati gjithsej 12 raportime kundër autorit të krimit, i cili kishte edhe akuza dhe raportime të tjera, dhe në rastin e fundit, atij iu gjetën edhe drogë. MPB u njoftua, pati raportime, pati informacione dhe indikacione për një rrezik serioz. Por me një reagim të pamjaftueshëm dhe të parakohshëm, ata nuk i mbrojtën viktimat”.
“Pançe Toshkovski dështoi. Ministria e Punëve të Brendshme dështoi. Me ndryshimet në Kodin Penal, dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje ndiqen penalisht sipas detyrës zyrtare – edhe kur raporti tërhiqet. Jo vetëm kur ka lëndime fizike, por edhe kur dhuna cenon shëndetin dhe sigurinë e viktimës”.
“Prandaj policia duhej të vepronte. Për më tepër, Ministria e Punëve të Brendshme është e detyruar të veprojë në përputhje me Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje. Për fat të keq, ky nuk është rast i izoluar”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.