KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSDM: Qytetarët e dinë se Mickoski bën gjithçka me urdhër të Vuçiqit

LSDM: Qytetarët e dinë se Mickoski bën gjithçka me urdhër të Vuçiqit

Nga LSDM thonë se Mickoski është në panik dhe mbron bankën e Vuçiçit nga hetimi në Serbi. Sipas tyre, Mickoski e detyroi Slaveskin të ngrejë padi penale kundër kryetarit të LSDM-së, Venko Filipce, Aleksandar Sasha Dimitrijeviç, Andrej Zhernovski dhe Aleksandar Trajanovski.

“Qytetarët e dinë se Mickoski bën gjithçka me urdhër të Vuçiqit, siç është sjellja e Bankës Alta në Maqedoni, operacioni i tij personal i pastrimit të parave. Këtë herë ai po merr përsipër modelin e tij të padive penale, presionit dhe frikësimit të opozitës”.

“Atë që bënte Vuçiç tani, Mickoski po e bën kundër opozitës në Maqedoni. Kopjo-paste. Maqedonia po bëhet një shtet i robëruar. LSDM ka paralajmëruar për Altën për 11 muaj dhe se kjo nuk duhet të lejohet. Mickoski dhe Slaveski sollën në Maqedoni një bankë të ndaluar në Evropë, nën sanksione në Austri, me ndalim hyrjeje në Mal të Zi dhe nën hetim për origjinën e pronës”, thonë nga LSDM.

Më tej theksojnë se “do të shohin nëse Prokurori Saveski do të jetë pjesë e kësaj dhe do të bëhet bashkëpunëtor i këtij grupi të organizuar kriminal”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.