KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

LSDM: Çmimet e naftës janë rritur, çmimet në supermarkete po rriten gjithashtu

LSDM: Çmimet e naftës janë rritur, çmimet në supermarkete po rriten gjithashtu

Nga LSDM sot akuzojnë se vetëm një ditë pas konferencës për shtyp të Hristijan Mickoskit, kemi një rritje të re të çmimit të naftës me 3.5 denarë dhe tani kushton 95.5 denarë për litër.

“Kjo është rritja e tretë, me rritjen totale që arrin në 24.5 denarë për litër.

Kaq për “masën” e Mickoskit. Sigurisht, Mickoski po tregon fytyrën e tij të vërtetë – ai nuk ka kapacitet as për burrë shteti dhe as për politikë ekonomike, një diletant i pastër.

Ulja e TVSH-së nga 18% në 10% nuk ka efekt. Qytetarët po paguajnë më shumë për karburant, dhe me të po përshpejtohet edhe rritja e çmimeve të ushqimeve.

Çmimet në supermarkete po rriten, vaji i ullirit, vezët, mishi, perimet, gjithçka është më e shtrenjtë, qytetarët e ndiejnë këtë në xhepat e tyre çdo ditë.

LSDM paralajmëron: pa ndërhyrje urgjente në çmimet e ushqimeve, kriza do të thellohet dhe varfëria do të rritet.

Prandaj, Qeveria duhet menjëherë të pranojë masat e propozuara të LSDM-së: 0% TVSH për ushqimet, ulje të akcizave për 4 denarë dhe ulje të TVSH-së për karburantet në 5%”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.