Ministri i Sportit, Blerim Gashani, deklaronte se organizimi i Lojërave Mesdhetare po shkonte në drejtimin e duhur.
Por, vetëm një muaj më vonë, Gashani ka ndryshuar qëndrim, duke pranuar se po hasin në vështirësi, raporton Klan Kosova.
Në foltoren e Kuvendit, ministri gjithashtu tregoi se është shkelur njëri nga parimet bazë.
Për këtë reagoi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili thotë se problemi është te Qeveria që s’po i përmbushë detyrimet.
Edhe në mbledhjen që ka mbajtur bordi i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka konstatuar po ashtu se ende ekziston rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare "Prishtina 2030".
Për më shumë, ndiqeni kronikën:
Burimi: klankosova.tv ↗

