Për tekstin u morën vesh e për procedurën nuk u pajtuan.
Ndaj Ligji për Dhomat e Specializuara, pa ndryshime u soll në Komisionin për Legjislacion, pas kthimit nga presidentja, Justina Shiroka-Pula.
Nga Vetëvendosje thonë se për ta, më e mira do ishte të bëhej komplet një iniciativë e re ligjore.
Megjithatë, pati dakordim që në seancë të shkojë i njëjti version, e për plotësimet që u paralajmëruan shpejt, u kërkua të mos ketë vonesa.
Nga Partia Demokratike kërkuan ta fusin këtë në rend dite menjëherë, duke u arsyetuar pse kishin kërkuar vet kthimin e ligjit nga shefja e shtetit.
Për ta vendosur në trajtim në seancën e së enjtes pati dakordim, por që të hyjë në votim me prioritet as s’u lejua diskutim.
Megjithatë, kjo pikë bashkë me disa tjera u shtynë për të premten, për shkak të vonesave të deputetëve për t’u kthyer në seancë pas pauzës.
Për më shumë, ndiqeni kronikën:

