KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Llapashtica kritikon Fatos Gecin për deklaratat ndaj Thaçit e Veselit: Nuk e njeh historinë e UÇK-së

Llapashtica kritikon Fatos Gecin për deklaratat ndaj Thaçit e Veselit: Nuk e njeh historinë e UÇK-së

Rafet Llapashtica nga OVL-UÇK-ja ka komentuar deklaratën e deputetit Fatos Geci lidhur me Gjykatën Speciale dhe akuzat e tij ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve.

Llapashtica në emisionin “Kosova Live” në T7 ka thënë se për të është shqetësuese që Geci mban pozitën e deputetit, duke vënë në pikëpyetje njohuritë e tij për historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për figurat që ishin pjesë e saj.

“Shqetësuese është për mua personalisht që është në pozitën e deputetit. Unë nuk e kam dëgjuar ndonjë deklaratë të rëndësishme prej tij dhe nuk jam interesuar të di se kush është, sepse nuk është ndonjë figurë për mua që të interesohem sa di ai. Por shihet që është shumë i palexuar, i pa dijshëm sepse nuk e njeh mirë historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e as shokët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, ka deklaruar Llapashtica.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.