KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BE-ja paralajmëron Kosovën për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime serioze për sundimin e ligjit

BE-ja paralajmëron Kosovën për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime serioze për sundimin e ligjit

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se ato mund të cenojnë obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe parimet themelore të sundimit të ligjit.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër për ligjin që ndryshon dhe plotëson Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në reagimin e publikuar, BE-ja thekson se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze, veçanërisht sa i përket pavarësisë së gjyqësorit, mbrojtjes së viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësisë së të drejtave procedurale dhe llogaridhënies efektive.

Përveç këtyre çështjeve, BE-ja ka ngritur shqetësime edhe lidhur me kushtetutshmërinë e ndryshimeve të propozuara.

“Që nga kthimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës për rishqyrtim, jemi angazhuar aktivisht për t’ua përcjellë shqetësimet dhe pritshmëritë tona autoriteteve të Kosovës”, thuhet në reagimin e BE-së.

Bashkimi Evropian thekson se para çdo miratimi të mundshëm të ligjit duhet të zhvillohen konsultime paraprake, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

Reagimi i BE-së vjen në prag të votimit të mundshëm në Kuvend, në një kohë kur ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara kanë nxitur kundërshtime dhe diskutime lidhur me përputhshmërinë e tyre me obligimet ndërkombëtare dhe funksionimin e Gjykatës Speciale.

BE-ja nuk ka dhënë mbështetje për miratimin e këtyre ndryshimeve, por ka kërkuar që autoritetet e Kosovës të marrin parasysh shqetësimet e saj dhe të zhvillojnë konsultimet e nevojshme para se të procedojnë me miratimin e ligjit./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.