KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ligji për Specialen, Çitaku: Në asnjë pikë nuk kërkon t’i shmanget drejtësisë (VIDEO)

Ligji për Specialen, Çitaku: Në asnjë pikë nuk kërkon t’i shmanget drejtësisë (VIDEO)

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Ligji për Specialen nuk synon shmangien nga drejtësia, por rikthimin e procesit gjyqësor në Hagë në atë që ajo e konsideron rrugë të drejtë.

E ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Çitaku tha se ky ligj përbën një hap të rëndësishëm, por theksoi se zbatimi i tij mbetet përgjegjësi e institucioneve të Kosovës.

“Ligji në asnjë pikë, në asnjë presje, në asnjë shkronjë nuk kërkon t’i shmanget drejtësisë. Përkundrazi, përmes këtij ligji Kosova po synon që ta rikthejë procesin e drejtësisë në binarë të drejtë”, u shpreh Çitaku.

Ajo kritikoi procesin gjyqësor në Hagë, duke pretenduar se ai ka devijuar nga qëllimi për të cilin është themeluar Gjykata Speciale.

“Ne e kemi themeluar atë gjykatë për t’ia hequr Kosovës një njollë të zezë, një re të zezë, atë të trafikimit të organeve, dhe kemi përfunduar duke ia sjellë një njollë edhe më të rëndë, duke e bërë luftën tonë çlirimtare ndërmarrje të përbashkët kriminale”, deklaroi Çitaku./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.