Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar, se gjatë kontrolleve të zhvilluara në fshatin Trudë janë evidentuar lidhje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë, si dhe borxhe të papaguara.
Sipas njoftimit, për të gjitha rastet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse, përfshirë shkyçjen nga rrjeti i furnizimit me ujë, është bërë e ditur se lëndët e identifikuara do t’i përcillen Prokurorisë.
“Kur nuk kujdesemi për rrjetin e ujërave të ndotura dhe hedhim mbeturina aty ku nuk duhet, punëtorët tanë përballen çdo ditë me sfida të vështira për të rikthyer funksionimin normal të kanalizimit.
Le të tregojmë më shumë përgjegjësi dhe respekt për punën e tyre duke e mbajtur rrjetin e kanalizimit të pastër”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/
