KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Lewandowski refuzon milionat arabe – arsyeja do t’ju befasojë

Lewandowski refuzon milionat arabe – arsyeja do t’ju befasojë

Sipas Diario AS, sulmuesi i Barcelonws, Robert Lewandowski, ka vendosur të mos transferohet në Arabinë Saudite për shkak të situatës së pasigurt që lidhet me konfliktet në Lindjen e Mesme.

37-vjeçari është drejt fundit të kontratës së tij me Barcelonën, e cila skadon në përfundim të sezonit, ndërsa e ardhmja e tij në “Camp Nou” mbetet e paqartë.

Klubi katalanas i ka ofruar një rinovim afatshkurtër me kushte financiare të reduktuara, por sulmuesi polak nuk duket i gatshëm të pranojë një ulje të ndjeshme të pagës.

Në të njëjtën kohë, mundësia për një kalim në MLS është zbehur, pavarësisht interesimit nga Chicago Fire. Kjo ka bërë që opsionet në Europë të marrin më shumë peshë.

Serie A shihet aktualisht si një destinacion i mundshëm për Lewandowskin, me Milan dhe Juventus që janë lidhur me një transferim të mundshëm me parametra zero.

Megjithatë, paga e lartë e lojtarit mbetet një pengesë serioze për klubet italiane, të cilat do ta kenë të vështirë të përballojnë kërkesat e tij financiare.

Situata e Lewandowskit mbetet e hapur dhe pritet të jetë një nga sagat më interesante të afatit kalimtar të verës, pasi sulmuesi ende konsiderohet një nga emrat më të mëdhenj në futbollin europian, pavarësisht moshës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.