Hoffenheimi ka shënuar fitoren e tretë të sezonit në Bundesliga, duke mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultat të pastër 3-0, në një ndeshje ku protagonistë ishin futbollistët shqiptarë Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu.
Epërsia u zhbllokua në minutën e 78-të, kur Asllani fitoi një penallti pas ndërhyrjes së rishikuar me VAR, të cilën një minutë më vonë e konkretizoi Andrej Kramaric, transmeton Klankosova.tv.
Në minutën e 89-të, Alexander Prass dyfishoi epërsinë me një goditje të bukur nga distanca, por u përjashtua me karton të kuq pasi hoqi fanellën gjatë festimit.
Pavarësisht lojës me dhjetë futbollistë, Max Moerstedt vulosi shifrat në 3-0 në kohën shtesë (90+5'). Leon Avdullahu e zhvilloi të gjithë takimin në mesfushë, ndërsa Asllani u zëvendësua në minutën e 84-t pas një paraqitjeje përcaktuese për fitoren e vendasve.

