KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Pas debatit të ashpër mes vajzave në spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova 5, ka reaguar edhe këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi.

Ish-opinionistja e edicionit të kaluar të këtij formati ka bërë dy reagime përmes llogarisë së saj në Instagram, duke shprehur qëndrimin lidhur me ngjarjet e fundit në shtëpinë e BBVK-së.

“Me m’dëgju mu, TikTok do ta hiqja nga përdorimi”, ka shkruar Leonora në një postim në InstaStory.

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

Në një reagim të dytë, këngëtarja ka shtuar edhe një koment për mënyrën se si kuptohet feminizmi.

“Dhe për fund, shumë gra nuk e kuptojnë çka është feminizmi”, ka shkruar ajo.

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

Reagimet e Leonorës vijnë pas përballjes së influencueses së TikTok-ut, Jona Krasniqi, me disa vajza nga diaspora, të cilat e akuzuan se i kishte bullizuar në një grup të mbyllur në Facebook.

Gjatë spektaklit, Jona u përball me akuza të shumta lidhur me komentet dhe sjelljen e pretenduar në atë grup, për të cilat ajo kërkoi falje publike, megjithëse jo të gjitha palët i përfshiu në kërkimfaljen e saj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.