Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë zhvillimit të protestës kombëtare që po mbahet sot në Tiranë.
Sipas raportimeve nga mediat e Shqipërisë, menjëherë pas incidentit ka ndërhyrë ekipi mjekësor i pozicionuar pranë tubimit, duke i dhënë qytetarit ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje, transmeton IndeksOnline.
Deri në këto momente nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme lidhur me rrethanat se si ka ndodhur lëndimi apo gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa protesta e opozitës në kryeqytet vijon.
Burimi: indeksonline.net ↗

