Leigh-Anne Pinnock tërhoqi vëmendjen në Javën e Modës në Londër, teksa mbylli sfilatën e Di Petsa me një paraqitje të veçantë.
Këngëtarja, e cila është shtatzënë, zbuloi barkun e rrumbullakosur me një reçipetë të bardhë dhe një fund të shkurtë.
Momenti më i veçantë erdhi kur veshja e saj filloi të lëshonte ujë, duke krijuar efektin e një shatërvani teksa Leigh-Anne ecte në pasarelën e The Banking Hall, shkruan DailyMail.
Në fund të sfilatës, ajo përqafoi barkun e saj ndërsa uji vazhdonte të rridhte dhe modelet e tjera shtriheshin pranë saj.
Leigh-Anne e kompletoi pamjen me një gjerdan të artë, dy vathë të ndryshëm dhe flokë të gjatë të errët të stiluar me efekt të lagur.
Ajo kishte gjithashtu lot që i rridhnin në fytyrë, duke e bërë daljen e saj një nga momentet më të veçanta të sfilatës së koleksionit pranverë/verë 2027, të titulluar Holy Milk.
Shtatzënia e saj është tashmë në tremujorin e tretë. Në një postim të fundit, ish-anëtarja e Little Mix tha se hormonet e saj janë kudo dhe se po përjeton shumë emocione ndërsa i afrohet lindjes.
Leigh-Anne dhe bashkëshorti i saj, futbollisti Andre Gray, kanë gjithashtu vajza binjake pesëvjeçare.
Ajo e bëri publike shtatzëninë në korrik, përmes një videoje nga studioja muzikore, ku shkroi se ndërsa një kapitull po mbyllej, një tjetër po fillonte.
Lajmi u prit me emocion edhe nga ish-anëtaret e Little Mix, Jade Thirlwall dhe Perrie Edwards. /Telegrafi/