KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ledri Vula dhe Bekim Shyti sonte i drejtohen masës në protestën “Jo në emrin tim”

Ledri Vula dhe Bekim Shyti sonte i drejtohen masës në protestën “Jo në emrin tim”

Këngëtari i njohur, Ledri Vula dhe veterani Bekim Shyti, do t’i drejtohen sonte masës në protestën “Jo në emrin tim”, e cila mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Paraqitja e tyre vjen në vazhdën e artistëve dhe figurave publike që ditët e fundit janë bërë pjesë e protestave dhe aktiviteteve në mbështetje të çlirimtarëve.

Sipas skenarit të protestës, Ledri Vula do të ketë një fjalim para qytetarëve, ndërsa Bekim Shyti do të paraqitet në program edhe me “Betimin e ushtarit”, si dhe me një fjalim të veçantë.

Foto ilustruese

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, po ashtu do t’i drejtohet masës gjatë mbrëmjes.

Në program janë paraparë edhe Vlora Jashari nxënësi dhe Erdi Mirena.

Protesta nis në orën 21:00, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e mobilizimit qytetar edhe sonte në kryeqytet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.