Një banesë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë është demoluar, ndërsa nga aty janë vjedhur disa gjësende personale.
Rasti është raportuar më 30 tetor nga një grua kosovare, e cila ka deklaruar se gjatë kohës sa ndodhej jashtë vendit, banesa e saj ishte demoluar dhe nga ajo ishin marrë sende personale.
Sipas raportit policor, lidhur me rastin dyshohet një grua, shtetase e Maqedonisë së Veriut, e cila është arrestuar nga Policia.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë periudhës 23–26 tetor 2026.
Raporti i plotë:
Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 23-26.10.2026- NN. Me 30.10.2026 ankuesja femër kosovare, ka raportuar deri sa ka qenë jashtë vendit, banesa e saj ishte demoluar dhe nga aty ishin vjedhur gjëra të saj personale. Dyshohet se kjo është kryer nga një femër shtetase e Maqedonisë e cila është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./lajmi.net/

