Legjenda e Chelseat, Frank Lampard, ka kujtuar periudhën kur ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë, gjatë një bisede me ish-futbollistin Rio Ferdinand.
Lampard ka vënë në pah statistikat e tij mbresëlënëse, duke theksuar se ishte e vështirë për mesfushorët e tjerë të arrinin shifrat që ai regjistronte në fushë.
“E di çfarë, Rio, nuk mendoj kështu, vërtet nuk mendoj kështu. Është paksa interesante, sepse askush nuk po arrin t’i prodhojë numrat e mi. Nëse dikush mund të arrijë të regjistrojë statistika si të miat, duke luajtur në pozitën e mesfushorit…”, u shpreh Lampard.
Spot on. 💯
Frank Lampard the greatest midfielder in the history of the Premier League.
(🎥 via @RioMeets) pic.twitter.com/hHpkg3fDo2
— ChelsTransfer (@ChelsTransfer) November 18, 2026
Ish-mesfushori anglez ishte i njohur për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të shënuar gola, duke arritur të realizonte rreth 20 gola në sezon, shifra të rralla për një futbollist të pozitës së tij.
Lampard mbetet një prej mesfushorëve më produktivë të gjeneratës së tij dhe një nga legjendat më të mëdha në historinë e Chelseat./Indeksonline/

