KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pritje në Bogorodicë dhe Dojran për dalje në Greqi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pritje në Bogorodicë dhe Dojran për dalje në Greqi

Në vendkalimet kufitare “Bogorodica” dhe “Dojran” është regjistruar frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 40 minuta, ndërsa në vendkalimin “Tabanoc” koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 40 minuta, informon LAMM.

Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM tregon se në anën greke të vendkalimeve koha e pritjes ndryshon vazhdimisht dhe zakonisht është më e gjatë.

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

Në rrugët shtetërore është në fuqi regjim i përkohshëm trafiku veror, i cili ndalon lëvizjen e mjeteve të rënda mallrash me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.