KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lamine Yamal: Topi i Artë do të vijë, nuk e kam për ngut

Lamine Yamal: Topi i Artë do të vijë, nuk e kam për ngut

Lamine Yamal beson se një ditë do ta fitojë Topin e Artë, pavarësisht se këtë vit përfundoi në vendin e tretë, pas fituesit Harry Kane.

Ylli i Barcelonës reagoi përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke treguar se nuk dëshiron të nxitohet për ta arritur këtë objektiv.

“DO TË VIJË. Gjërat e mira kërkojnë kohë. Kam besim në rrugën që po ndërtoj. Pa ngut, me entuziazëm dhe me qetësinë se një ditë do të vijë momenti im”, shkroi Yamal.

Sulmuesi spanjoll theksoi se tashmë është i përqendruar te suksesi i Barcelonës.

“Përqendrimi im kthehet te gjërat e rëndësishme: ta bëjmë Barcelonën të fitojë përsëri”, shtoi ai.

Mesazhi i tij mori mbështetjen e bashkëlojtarëve. Fermín López dhe Ronald Araújo shprehën bindjen se Yamal do ta fitojë këtë çmim në të ardhmen.

18-vjeçari gjithashtu përgëzoi Pau Cubarsín, i cili përfundoi i dyti në garën për talentin më të mirë, duke thënë se do të kishte dashur që çmimi t’i takonte shokut të tij të skuadrës. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.