Lamine Yamal përfundoi në vendin e tretë në garën për Topin e Artë 2026, pas Harry Kane dhe Kylian Mbappé, por talenti i Barcelonës ka ende shumë kohë për ta fituar çmimin më të rëndësishëm individual.
Sipas “Mundo Deportivo”, Yamal ishte 19 vjeç, tre muaj e 13 ditë në ceremoninë e Londrës. Ai e fitoi për herë të tretë radhazi çmimin Kopa, ndërsa rekordin si fituesi më i ri i Topit të Artë e mban Ronaldo Nazário, i cili e fitoi në vitin 1997 në moshën 21-vjeçare.
Lionel Messi e fitoi trofeun e parë në moshën 22 vjeç e pesë muaj, ndërsa Cristiano Ronaldo në moshën 23 vjeç e nëntë muaj. Messi përfundoi me tetë Topa të Artë, kurse portugezi me pesë.
Harry Kane e fitoi çmimin e këtij viti në moshën 33-vjeçare, duke lënë pas Yamalin me gati 14 vjet diferencë në moshë. Për yllin spanjoll, mundësitë për ta fituar trofeun në të ardhmen mbeten të shumta. /Zëri

