Alma Lama, profesoreshë universitare, në një intervistë në emisionin “Edicionin Special” në Klan Kosova, ka komentuar protestat në Tiranë dhe zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.
Lama vlerësoi se situata është e rrezikshme dhe se ekziston mundësia e përshkallëzimit të protestave dhe përhapjes së tyre në të gjithë vendin, raporton Klankosova.tv.
Sipas saj, kryeministri Edi Rama mund të shqyrtojë mundësinë e plotësimit të disa prej kërkesave të protestuesve, në rast se nuk pranon kërkesën për dorëheqje.
“Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme për të eskaluar dhe për t’u përhapur në gjithë vendin… Unë mendoj që z.Rama mund të tentojë tani, të bëjë plotësimin e disa kërkesave p.sh. që u artikuluan gjatë muajve të tërë të verës, kur pati protesta paqësore. Pra, të plotësojë disa nga kërkesat nëse nuk do të plotësojë kërkesën për dorëheqje. Por mund të anulojë disa ligje, disa projekte të cilat janë kundërshtuar…”, tha Alma Lama. /Klankosova.tv

