Futbolli spanjoll mund të përjetojë një tjetër ndërprerje pas tragjedisë që tronditi Tenerife-n dhe gjithë komunitetin e futbollit.
LaLiga po shqyrton seriozisht mundësinë e shtyrjes së xhiros së ardhshme në Primera dhe Segunda División, pas vdekjes së Jesús de Miguelit.
Sipas Tuttomercatoweb, drejtuesit e LaLigës kanë zhvilluar takime për këtë çështje, ndërsa vendimi pritet t'u komunikohet zyrtarisht klubeve së shpejti.
Në tavolinë është mundësia e shtyrjes së xhiros së 12-të në elitën e futbollit spanjoll dhe xhiros së 13-të në kategorinë e dytë.
Kjo do të ishte një masë e jashtëzakonshme, e ndërmarrë pas humbjes së sulmuesit 30-vjeçar, i cili ndërroi jetë pas dëmtimit të rëndë në ndeshjen Tenerife – Andorra.
Megjithatë, përveç aspektit emocional, ekzistojnë edhe pengesa organizative dhe financiare.
Marrëveshjet me televizionet dhe sponsorët, penalizimet e mundshme kontraktuale dhe kalendari i ngjeshur janë faktorë që duhet të merren parasysh përpara vendimit përfundimtar.
Ndërkohë, Shoqata e Futbollistëve Spanjollë ka kërkuar që aktivitetet futbollistike të ndërpriten deri më 9 nëntor.
Tashmë pritet të shihet nëse LaLiga do ta pranojë kërkesën dhe do ta ndalë përkohësisht kampionatin në të dy kategoritë. /Zëri

