Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin spanjoll. Jesús de Miguel, sulmuesi 30-vjeçar i CD Tenerife, ka ndërruar jetë këtë të martë, pasi nuk arriti të rikuperohej nga lëndimet e pësuara në ndeshjen ndaj FC Andorrës.
Futbollisti ishte përplasur rëndë me portierin kundërshtar, Jesús Owono, gjatë sfidës së së hënës. Pas incidentit, ai mori ndihmën e parë në fushë dhe u transportua me urgjencë në spital, ku qëndroi në repartin e kujdesit intensiv.
Klubi i Tenerife-s konfirmoi se De Miguel ndërroi jetë në orën 08:00 të mëngjesit, më 3 nëntor 2026, duke publikuar një komunikatë prekëse për humbjen e futbollistit.
“Nuk ka fjalë ngushëllimi dhe asgjë që mund ta lehtësojë këtë ndjenjë të mbushur me trishtim. Jemi pranë familjes së tij të shkatërruar, njerëzve të dashur dhe gjithë tifozëve të Tenerife-s”, thuhet në komunikatën e klubit.
Familja e lojtarit ka falënderuar të gjithë për mesazhet e mbështetjes dhe ka kërkuar respekt për privatësinë e tyre.
Një humbje e rëndë për Tenerife-n dhe futbollin spanjoll. /Zëri

