KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lajm i keq për Interin, Calhanoglu jashtë fushave për 3-4 javë

Lajm i keq për Interin, Calhanoglu jashtë fushave për 3-4 javë

Interi ka marrë një lajm të keq sa i përket gjendjes fizike të Hakan Calhanoglut. Mesfushori turk do të detyrohet të qëndrojë jashtë fushave për 3 deri në 4 javë për shkak të një problemi muskulor në kofshën e djathtë.

Sipas raportimeve të “Tuttomercatoweb”, Calhanoglu pritet të mungojë në të paktën shtatë ndeshje të ekipit zikaltër, transmeton IndeksOnline.

Mes tyre janë përballjet ndaj Stuttgartit, Genoas, Frosinones, Borussia Dortmundit dhe Torinos, si dhe ndeshja ndaj Genoas në kuadër të Kupës së Italisë.

Përveç këtyre sfidave, në dyshim mbetet edhe paraqitja e tij në ndeshjen kundër Lecces, e cila zhvillohet më 18 dhjetor.

Te Interi shpresojnë që ta rikuperojnë mesfushorin me kohë për Superkupën e Italisë, ku më 22 dhjetor i pret përballja me Lazion. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.