KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Interi kryeson në të ardhura dhe fitim, Milani i qëndrueshëm te kapitali, Juventusi me më së shumti prona

Interi kryeson në të ardhura dhe fitim, Milani i qëndrueshëm te kapitali, Juventusi me më së shumti prona

Interi, Juventusi dhe Milani mbeten tri klubet më të fuqishme financiare të futbollit italian, me Interin nën pronësi të Oaktree-t, Milanin të RedBird Capital-it dhe Juventusin të Exor-it. Sipas një analize të pasqyrave financiare nga “Gazzetta dello Sport” për vitin e mbyllur më 30 qershor 2026, të tria klubet ndjekin qasje të ndryshme, përcjell IndeksOnline.

Për qarkullimin e sezonit 2025/26, kryeson Interi me 518 milionë euro, pasuar nga Juventusi me 474.7 milionë euro dhe Milani me 464.6 milionë euro. Vetëm Interi e mbylli vitin me fitim (+23 milionë euro), falë rezultateve në Ligën e Kampionëve, Kupës së Botës për Klube dhe të ardhurave komerciale (485 milionë euro nga këto zëra).

Juventusi pati humbje prej 66 milionë eurosh, ndërsa Milani humbje prej 24 milionë eurosh, pasi mungesa në garat evropiane e uli qarkullimin operativ nga 411 në 357 milionë euro (edhe pse u mbështet te shitja e lojtarëve), ndërsa Juventusi shënoi rënie të lehtë nga 420 në 417 milionë euro.

Te shpenzimet për skuadrën (paga dhe amortizim), Juventusi ka koston më të lartë në total, me paga të ulëta nga 220 në 210 milionë euro, por amortizim të rritur nga 117 në 121 milionë euro. Interi jep rreth 204 milionë euro për paga, por ka amortizim të ulët (59 milionë euro), ndërsa Milani ka paga më të ulëta (146 milionë euro) dhe amortizim prej 95 milionë eurosh.

Sa i përket kapitalit, Milani qëndron më së miri me 176 milionë euro (pa borxhe bankare apo obligacione të papaguara, me borxh financiar neto 145 milionë euro), pavarësisht ndryshimit të qasjes së shpenzimeve nga Gerry Cardinale këtë sezon. Kapital pozitiv kanë edhe Interi (10 milionë euro, falë fitimeve të dy viteve të fundit) dhe Juventusi (12 milionë euro, falë injektimit nga Exor).

Ndërkohë, Juventusi kryeson bindshëm te pronat e paluajtshme (stadiumi, selia, qendrat stërvitore, Vinovo, JMedical, JHotel, “Creator Lab”), të vlerësuara rreth 180 milionë euro e deri në trefish në treg, përballë 37 milionë eurove të Milanit dhe 26 milionë eurove të Interit, shifra për dy të fundit që pritet të rriten me projektin e ri të San Siros jo më herët se viti 2031. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.