KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Labinot Rexha tregon historinë pas lajmeve se ka fëmijë me serbe

Labinot Rexha tregon historinë pas lajmeve se ka fëmijë me serbe

Një zarf i kuq ka mbërritur së fundmi në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Dhe kjo ishte për Labinot Rexhën – Labin, ku në të komentohej lajmi për fëmijën kinse e ka me një serbe.I njëjti sqaroi situatën duke treguar se ka të bëj me një kushëri të tij dhe vetëm e ka ndihmuar.

“Ndonjëherë kur i ndihmon dikujt ia sheh edhe sherrin. është një kushëri i imi, e di gjithë Rahoveci, familja e tij.

Foto: YouTube

Kjo vajza ka punuar në një klub të natës në Zvicër dhe ai është infermier sigurisht janë dashuruar dhe kanë bashkëjetuar dhe ka mbet shtatzënë. Në muajin e katërt ka dashur të heq fëmijën dhe në Zvicër nuk lejohet. Ajo ka parë gjithë shoqërinë që e ka na ka shkruar të gjithëve, me i ndihmu. Unë i kam thënë se do të vij e do të ndihmoj”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Nuk ka dashur me i ndihmu edhe me pranu që është djali i tij. Një ditë kur kam pasur dasmë në Luginë dhe i kam premtuar që do të shkoj e do ta ndihmoj. Kemi shkuar, se kam njohur më herët. Pas kësaj ka kërkuar të holla për fëmijë. Nuk është fëmija im. Që në moshë të re jemi bashkë, kemi fëmijët. Unë i kam ndihmuar kësaj. Ju garantoj dhe premtoj se do të shkoj live edhe do ta bëj ADN se nuk më vjen turp. Jemi një familje më e lumtur se kemi”.

E më pas në shtëpi ka hyrë edhe partnerja e tij për të sqaruar të njëjtën ngjarje. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.