KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Labi dhe Jasmina kalojnë momente të veçanta në Big Brother VIP Kosova – a po lind një histori mes tyre?

Labi dhe Jasmina kalojnë momente të veçanta në Big Brother VIP Kosova – a po lind një histori mes tyre?

Labi dhe banorja më e re në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Jasmina, duket se po krijojnë një lidhje të veçantë ndërmjet tyre.

Ata kanë nisur të kalojnë më shumë kohë së bashku, duke lënë hapësirë për spekulime mbi mundësinë që diçka më shumë se miqësi po lind mes tyre.

Së fundmi, dyshja janë parë duke kaluar momente të qeta në dhomën e gjumit, ku kanë biseduar për klipet prezantuese që të dy kanë realizuar.

BBVK/YouTube

Gjatë bisedës, Labi përmendi një moment nga klipi i tij që e kishte cilësuar si të çuditshëm, duke treguar edhe për gjatësinë e tij.

Atmosfera mes tyre dukej relaksuese dhe komode, ndërsa të dy dukeshin rehat në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Këto momente kanë ngjallur kuriozitet tek banorët dhe publiku, që po vëzhgojnë me interes çdo ndërveprim mes Labit dhe Jasminës.

Për shumë shikues, këto situata lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre mund të zhvillohet më tej, ndërsa shtëpia e Big Brother VIP Kosova mbetet vendi ku ndodhin surpriza të papritura dhe lidhje të reja. /Telegrafi/


– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.