KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Labi aludon se Kushtrimi dhe Xheneta kanë qenë bashkë, ja reagimi i kësaj të fundit

Labi aludon se Kushtrimi dhe Xheneta kanë qenë bashkë, ja reagimi i kësaj të fundit

Xheneta Fetahu dhe Labinot Rexha janë përplasur menjëherë që pas hyrjes së banores në shtëpi.

Dyshja filluan takimin e tyre me thumba ndaj njëri-tjetrit, gjë që bëri që Xheneta të reagonte pa qëndruar indiferente.

Në një moment, ai i tha asaj se ajo dhe Kushtrimi kanë një histori bashkë, banori i cili është konkurrent i edicionit të sivjetmë.

“Unë nuk jam Kushtrimi jashtë. Kanë dalë lajmet që jeni bashkë, që keni qenë bashkë”, i thoshte Labinoti Xhenetës, duke iu referuar për Kushtrimin.

“Edhe çka nëse jemi bashkë, edhe çka?”, i përsëriste ajo vazhdimisht Labit.

“Çka të intereson ty me kë unë jam jashtë?”, e pyeti sërish.

Më pas, ai i thoshte se Kushtrimi kishte mashtruar katër – pesë banore brenda, derisa Xheneta shtoi se nëse njëherë është ashtu, atëherë ajo do të kishte punë me të.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.