KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ambasadori amerikan në Otava: Trumpi do ta fajësojë Kanadanë nëse republikanët humbin zgjedhjet

Ambasadori amerikan në Otava: Trumpi do ta fajësojë Kanadanë nëse republikanët humbin zgjedhjet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kanada, Pete Hoekstra, ka paralajmëruar se presidenti amerikan, Donald Trump, mund ta fajësojë Kanadanë në rast se republikanët pësojnë humbje në zgjedhjet për Kongresin amerikan.

Sipas raportimeve të mediave amerikane dhe kanadeze, Hoekstra i bëri këto komente gjatë një dreke private me përfaqësues të bizneseve në rezidencën e tij zyrtare në Otavë.

Ai përmendi në veçanti garat për Senatin në Michigan dhe Maine, ku republikanët synojnë të sigurojnë fitore për të ruajtur shumicën në këtë institucion.

Sipas ambasadorit, një humbje në këto shtete mund të sjellë pasoja për marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Otavës, pasi Trumpi mund ta drejtojë përgjegjësinë nga Kanadaja, raportojnë mediat.

– YouTube www.youtube.com

Megjithatë, zëdhënësi i ambasadës amerikane tha se komentet e Hoekstras ishin nxjerrë jashtë kontekstit, duke theksuar se votuesit amerikanë do të vendosin për zgjedhjet e tyre bazuar në çështjet që kanë rëndësi për ta.

Edhe Beth Burke, drejtoreshë ekzekutive e Këshillit të Biznesit Kanada-SHBA, e cila ndihmoi në organizimin e takimit, deklaroi se ambasadori kishte folur në mënyrë pozitive për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.

Tensionet tregtare mes dy vendeve janë shtuar për shkak të tarifave doganore të vendosura nga administrata Trump ndaj produkteve kanadeze. Këto masa janë bërë gjithashtu një çështje e rëndësishme në fushatën zgjedhore amerikane.

Hoekstra ka akuzuar më herët Kanadanë për ndërhyrje në politikën amerikane, akuza që kryeministri kanadez, Mark Carney, i ka hedhur poshtë.

Ndërkohë, negociatat për një marrëveshje të re tregtare mes dy vendeve mbeten të bllokuara, megjithëse Carney ka shprehur gatishmërinë për rifillimin e bisedimeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.