Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi publikoi disa fotografi të reja në Instagram, ku pozon me një rrobë banje gri me prerje të theksuara që nxjerrin në pah format e saj.
Në disa prej imazheve, sipërmarrësja 28-vjeçare shihet duke u përqafuar me macen e saj të rrallë të racës Scottish Fold, e njohur për veshët e vegjël karakteristikë.
Ajo e kompletoi pamjen me flokë të errët të lëshuar dhe grim të thjeshtë, shkruan DailyMail.
Postimi i saj vjen në një kohë kur në mediet rozë po flitet edhe për jetën personale të familjes Jenner.
Sipas burimeve, Kylie thuhet se ka ndihmuar motrën e saj Kendall Jenner të afrohet me aktorin Jacob Elordi, të cilin ajo e njihte përmes partnerit të saj, Timothee Chalamet.
Raportimet sugjerojnë se Kendall dhe Jacob janë parë së bashku në disa evente dhe dyshohet se lidhja e tyre ka nisur prej disa muajsh, megjithëse përfaqësuesit e tyre nuk kanë bërë ende komente zyrtare. /Telegrafi/