KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Ky është turp”, KRM “Pastrimi” reagon pas grumbullimit të mbeturinave te Qafa

“Ky është turp”, KRM “Pastrimi” reagon pas grumbullimit të mbeturinave te Qafa

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar të gjithë qytetarët që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike, por t’i depozitojnë ato në kontejnerët.

Sipas kompanisë, një sasi e konsiderueshme mbeturinash është larguar nga rruga “UÇK”, në lagjen Qafa në Prishtinë, ndonëse kontejnerët ndodheshin vetëm pak metra larg.

“Ju lusim qytetarë, mos i hidhni mbeturinat në hapësira publike. Mbeturinat duhet të hidhen në kontejnerë, jo në rrugë apo hapësira të përbashkëta. Gjithë këto mbeturina janë larguar nga rruga ‘UÇK’ te Qafa. Kontejnerët janë veç disa hapa më larg. Ky është turp”, thuhet në reagimin e KRM “Pastrimi”.

Kompania u bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së qytetit duke përdorur kontejnerët dhe duke shmangur hedhjen e mbeturinave në vende të papërshtatshme. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.