KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Marrëveshja Iran-SHBA mbetet ende larg, pavarësisht përpjekjeve të shtuara diplomatike

Marrëveshja Iran-SHBA mbetet ende larg, pavarësisht përpjekjeve të shtuara diplomatike

Irani dhe Shtetet e Bashkuara janë larg arritjes së një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.

Kështu së paku deklaroi të martën për agjencinë Reuters një zyrtar i lartë iranian, pavarësisht përpjekjeve të shtuara diplomatike për të parandaluar një rikthim të mundshëm në konflikt aktiv pas zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA.

Gjatë natës, SHBA-ja kreu sulme “mbrojtëse” në ishullin iranian Qeshm; një zyrtar amerikan bëri të ditur se sulmet kishin në shënjestër raketa tokë-ajër që përdoreshin kundër aseteve amerikane.

Ndërkohë, Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) njoftoi se gjatë natës kishte rrëzuar një dron amerikan të tipit MQ-9 në hapësirën ajrore mbi pjesën lindore të Ngushticës së Hormuzit.

“Ndërmjetësuesit po punojnë intensivisht për të ngushtuar hendekun mes Teheranit dhe Uashingtonit”, tha zyrtari i lartë iranian, pasi ndërmjetësues nga Katari mbërritën në Teheran të hënën në mbrëmje për bisedime mbi një version të projektmarrëveshjes SHBA-Iran, e cila ka qenë në fazë negocimi gjatë tetë ditëve të fundit.

“Kushtet e Teheranit duhet të përmbushen nëse SHBA-ja dëshiron rihapjen e Hormuzit”, paralajmëroi zyrtari iranian, duke shtuar se bisedimet bërthamore mund të nisin vetëm më pas dhe se Teherani nuk do t’i pranojë “kërkesat e tepruara” të Uashingtonit.

E kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Ghalibaf, deklaroi të martën se tani i takon SHBA-së të veprojë, pasi Teherani i ka dhënë Uashingtonit një “përgjigje të fortë dhe racionale”.

Zyrtari i lartë iranian i tha agjencisë Reuters se Teherani do të përgjigjet me forcë – si brenda rajonit ashtu edhe jashtë tij – ndaj sulmeve amerikane.

“Armiku kërkon ta detyrojë kombin iranian të dorëzohet përmes kërcënimeve dhe veprimeve ushtarake, por e kanë gabim; Irani nuk do të dorëzohet”, theksoi Ghalibaf të martën, duke shtuar se përgjigjja e Teheranit ndaj çdo llogaritjeje të gabuar nga ana e SHBA-së do të jetë e paparashikueshme dhe nuk do të kufizohet nga asnjë kufi gjeografik.

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu të hënën dyshime nëse do ta realizonte kërcënimin për rifillimin e sulmeve ushtarake kundër Iranit pas zgjedhjeve të ndërmjetme të së martës, duke shtuar se, sipas tij, Teherani dëshiron të arrijë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.