KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kuvendi mban seancë, në rend dite ndarjet buxhetore dhe Projektligji për Byronë

Kuvendi mban seancë, në rend dite ndarjet buxhetore dhe Projektligji për Byronë

Kuvendi i Kosovës mban sot, nga ora 10:00, seancë plenare, në të cilën pritet të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Projektligji është një nga pikat e rendit të ditës, krahas shqyrtimit të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026.

Në rendin e ditës së seancës gjithashtu janë edhe miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, të hënën, pas mbledhjes së Kryesisë, ka shprehur shpresën që projektligji për Byronë të miratohet sa më shpejt, duke theksuar se kjo nismë ka nisur para shumë vitesh, por ende nuk është finalizuar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.