KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Kuvajti dhe Bahreini pretendojnë se penguan sulmet ajrore iraniane

Kuvajti dhe Bahreini pretendojnë se penguan sulmet ajrore iraniane

Kuvajti dhe Bahreini kanë njoftuar se kanë penguar sulmet ajrore iraniane gjatë natës, në kohën kur përplasjet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara po intensifikohen.

Sulmi me dronë ndaj Kuvajtit ishte i pari pas më shumë se dy muajsh. Ndërsa ushtria iraniane tha se kishte shënjestruar bazën ajrore Ali Al Salem, ku janë të vendosura forcat amerikane, por autoritetet kuvajtiane nuk raportuan dëme, transmeton Klankosova.tv.

Sulmi erdhi pasi avionët luftarakë amerikanë goditën një pozicion të lëshimit të raketave iraniane në ishullin Qeshm, në Ngushticën e Hormuzit, sipas zyrtarëve ushtarakë amerikanë.

Ndërkohë, kompania shtetërore e naftës e Emirateve të Bashkuara Arabe, ADNOC, njoftoi se një anëtar i ekuipazhit rezulton i zhdukur pas sulmit ndaj një prej cisternave të saj në ujërat e Gjirit të martën.

Sipas BBC, shkëmbimet e fundit të zjarrit, së bashku me ngecjen e negociatave për një marrëveshje paqeje, kanë shtuar frikën për një përshkallëzim të madh të luftës, e cila tashmë ka hyrë në muajin e nëntë.

Konflikti nisi në fund të shkurtit, kur ShBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin. Që atëherë, Teherani është kundërpërgjigjur me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe shteteve arabe të Gjirit që strehojnë baza dhe personel ushtarak amerikan. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.