KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

BE propozon kredi prej 45 miliardë € për Ukrainën, shlyerja pasi Rusia të paguajë dëmshpërblimet e luftës

BE propozon kredi prej 45 miliardë € për Ukrainën, shlyerja pasi Rusia të paguajë dëmshpërblimet e luftës

Komisioni Evropian ka propozuar të mërkurën një kredi të re në vlerë prej 45 miliardë eurosh (49.5 miliardë dollarë) për Ukrainën, me qëllim mbulimin e një pjese të mungesës së financimit prej 70 miliardë eurosh që vendi pritet të përballet vitin e ardhshëm, ndërsa vazhdon luftën kundër agresionit rus, të nisur në vitin 2022.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Ukraina do të duhet ta kthejë këtë kredi vetëm pasi Rusia të paguajë dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara nga lufta, transmeton klankosova.tv.

Kjo nismë, e cila ende kërkon miratimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, do t'i shtohej një kredie tjetër të ngjashme prej 90 miliardë eurosh, për të cilën liderët e BE-së kishin rënë dakord në fund të vitit të kaluar, me qëllim financimin e Ukrainës gjatë viteve 2026 dhe 2027.

"Pesë vjet pas fillimit të kësaj lufte agresioni, Evropa qëndron e bashkuar", deklaroi von der Leyen para gazetarëve në Bruksel.

Sipas Reuters, ajo theksoi se përkushtimi i Bashkimit Evropian për ta mbështetur Ukrainën, si gjatë luftës ashtu edhe në periudhën e paqes, mbetet i pandryshuar.

Sipas von der Leyen, partnerët e tjerë ndërkombëtarë të Kievit pritet të sigurojnë pjesën e mbetur të financimit të nevojshëm për të mbuluar deficitin financiar të Ukrainës për vitin e ardhshëm.

Si do të përdoren 45 miliardë eurot?

Komisioni Evropian, institucioni ekzekutiv i Bashkimit Evropian me 27 shtete anëtare, ka propozuar që kredia e re të ndahet në dy pjesë kryesore:

Deri në 25 miliardë euro do të përdoren për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës.

Deri në 20 miliardë euro do të shkojnë për mbështetjen e përgjithshme të buxhetit të shtetit.

Për sigurimin e këtyre mjeteve, Komisioni Evropian do të marrë hua në tregjet ndërkombëtare financiare në emër të Bashkimit Evropian, bëjnë të ditur zyrtarët evropianë.

Zelensky mirëpret propozimin e BE-së

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka mirëpritur propozimin e Komisionit Evropian, duke deklaruar se kjo kredi do të mbulojë një pjesë të konsiderueshme të nevojave buxhetore dhe të mbrojtjes së vendit për vitin e ardhshëm.

"Shpresojmë shumë që ky vendim të miratohet sa më shpejt nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, ku përfaqësohen qeveritë e vendeve anëtare. Gjithashtu, llogarisim në mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të BE-së", shkroi Zelensky në platformën X.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.