KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti takohet me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi

Kurti takohet me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi

Në margjinat e konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026, të organizuar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin Lulëzon Jagxhiu, u takuan me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj.

“Kryeministri Kurti tha se si shtete fqinje, Kosova dhe Mali i Zi kanë hapësirë për të thelluar më tej bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, veçanërisht në reformën e administratës publike dhe transformimin digjital”, thuhet në njoftimin për media të Qeverisë.

Kurti theksoi se shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira, sidomos në proceset që na afrojnë drejt Bashkimit Evropian, është i rëndësishëm për përparimin e të dy vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.