KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Carvajal beson te Ronaldo: 1.000 gola? Do t’i arrijë patjetër!

Carvajal beson te Ronaldo: 1.000 gola? Do t’i arrijë patjetër!

Dani Carvajal nuk ka asnjë dyshim se Cristiano Ronaldo do ta arrijë shifrën historike prej 1.000 golash në karrierën e tij.

“Do të arrijë në 1.000 gola, pa dyshim. Dhe e meriton. Ai është shembull i disiplinës dhe këmbënguljes”, deklaroi ish-mbrojtësi i Real Madridit në një intervistë për AS.

Carvajal, i cili luajti përkrah portugezit në Madrid nga viti 2013 deri më 2018, kujtoi edhe mentalitetin e jashtëzakonshëm të CR7 para ndeshjeve të mëdha.

“Ma dërgo topin, unë do të jem aty”, ishte mesazhi që Ronaldo i përcillte para sfidave të rëndësishme të Ligës së Kampionëve.

Spanjolli e përshkroi portugezin si një “grabitqar të vërtetë në zonë”, duke theksuar se ata që nuk e kanë parë në kulmin e karrierës te Real Madridi, nuk e kuptojnë plotësisht madhështinë e tij. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.