KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti takohet me Magyarin, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Hungari

Kurti takohet me Magyarin, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Hungari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me kryeministrin e Hungarisë, Peter Magyar, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Ai ka theksuar se Kosova është e interesuar për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe me Hungarinë, veçanërisht në fushat e arsimit dhe ekonomisë.

“Jemi të interesuar për një intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe, duke zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në një sërë sferash, nga arsimi tek ekonomia”, ka shkruar ai.

Kurti ka vlerësuar gjithashtu kontributin e Hungarisë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke theksuar rëndësinë e saj për sigurinë rajonale.

“Hungaria është një nga kontribuueset më të mëdha me trupa në kuadër të KFOR-it dhe ka rol të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë rajonale”.

Ai ka theksuar se forcimi institucional dhe integrimi ndërkombëtar i Kosovës janë të rëndësishëm për stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.