KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti takohet me guvernatorin e BQK-së, në fokus anëtarësimi i Kosovës në SEPA

Kurti takohet me guvernatorin e BQK-së, në fokus anëtarësimi i Kosovës në SEPA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në sektorin financiar dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

Gjatë takimit, një nga temat kryesore ishte finalizimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në SEPA dhe dorëzimi formal i tij te Këshilli Evropian i Pagesave (EPC), pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, transmeton lajmi.net.

Guvernatori Ismaili e ka informuar kryeministrin Kurti se sektori financiar në vend është stabil dhe se BQK-ja ka qëndrueshmëri financiare.

Ai gjithashtu ka prezantuar përparimin në reformat që synojnë forcimin e mbikëqyrjes financiare, modernizimin e infrastrukturës financiare dhe përafrimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte zhvillimi i sistemit të pagesave të shpejta, të njohur si TIPS Clone, i cili, krahas anëtarësimit në SEPA, pritet të kontribuojë në uljen e kostove të transaksioneve dhe rritjen e efikasitetit të pagesave.

Në takim është diskutuar edhe për bashkërendimin ndërinstitucional në zbatimin e reformave dhe përmbushjen e angazhimeve të Kosovës në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.

Në fund të takimit, Kurti dhe Ismaili kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në funksion të forcimit të stabilitetit financiar, modernizimit të sektorit dhe avancimit të integrimit evropian të Kosovës, duke respektuar mandatin dhe pavarësinë e Bankës Qendrore./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.