KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti pret shefin e diplomacisë zvicerane, flasin për avancimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve (VIDEO)

Kurti pret shefin e diplomacisë zvicerane, flasin për avancimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe kryesuesin e OSBE-së, Ignazio Cassis, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin bilateral, mbështetjen zvicerane dhe proceset integruese.

Kurti ka bërë të ditur në Facebook se takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së Cassis në Kosovë, në kapacitetin e tij të dyfishtë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, në zhvillim dhe demokratizim.

Ai e ka falënderuar Cassis-in edhe për zgjatjen e mandatit të Swisscoy dhe rritjen e numrit maksimal të ushtarëve zviceranë në kuadër të KFOR-it.

“Me hyrjen në fuqi të EFTA-s muajin e kaluar shënon një kapitull të ri në tregtinë e lirë, përveçse të mallrave edhe të shërbimeve”, ka shkruar Kurti, duke theksuar avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në takim është diskutuar edhe për rolin e Zvicrës në proceset integruese të Kosovës, si dhe për zbatimin e standardeve të barabarta në raportimin e OSBE-së dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Kurti ka bërë të ditur se Cassis e ka ftuar në Samitin e Dhjetë të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Cyrih në prill të vitit të ardhshëm.

Ndërkaq, kryeministri ka theksuar se ministri zviceran do të jetë i mirëpritur për vizitë në Shtëpinë e Kosovës në Davos, në janar.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.