KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti pret ambasadorin e BE-së, sot i dorëzohet Raporti për Kosovën 2026

Kurti pret ambasadorin e BE-së, sot i dorëzohet Raporti për Kosovën 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Dirk Schuebel.

Me këtë rast, ambasadori Schuebel do t’i dorëzojë kryeministrit Raportin për Kosovën për këtë vit, të përpiluar nga Komisioni Evropian.

Takimi është njoftuar të mbahet në orën 17:45.

Pas pranimit të raportit, Kurti dhe Schuebel do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Sipas draft-raportit që është bërë publik dhe vlerësimeve të njohësve të integrimit evropian, Kosova nuk pritet të shënojë përparim të theksuar në shumicën e fushave që vlerësohen nga Bashkimi Evropian.

Pikat kryesore që pritet të shtjellojë raporti i këtij viti janë kriza institucionale, dialogu me Serbinë, çështjet e gjyqësorit dhe zhvillimi ekonomik./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.