KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Historike në Florida: Byron Donalds bëhet guvernatori i parë me ngjyrë

Historike në Florida: Byron Donalds bëhet guvernatori i parë me ngjyrë

Republikani Byron Donalds është zgjedhur guvernatori i parë me ngjyrë në historinë e Floridës, pasi mposhti demokratin David Jolly në zgjedhjet e së martës.

Fitorja e tij erdhi pas një gare më të ngushtë nga sa ishte pritur, e cila vuri në provë mbështetjen e republikanëve në shtetin që presidenti amerikan, Donald Trump, e konsideron si shtëpinë e tij politike.

Donalds, aleat i afërt i Trumpit, do ta pasojë në këtë detyrë guvernatorin republikan Ron DeSantis, i cili nuk mund të kandidonte për një mandat tjetër.

Gjatë fushatës, Donalds kishte mbështetjen e Trumpit, të cilin e falënderoi edhe në fjalimin e fitores para mbështetësve të tij në jug të Floridës.

“Dua që ta dëgjoni nga Florida se ne vazhdojmë të jemi një shtet republikan. Zoti President, dua gjithashtu t'ju falënderoj për mbështetjen dhe për faktin që keni qenë në anën time”, deklaroi ai.

Demokratët nuk kanë arritur ta fitojnë garën për guvernator të Floridës prej më shumë se 30 vjetësh. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.