KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti nuk reagon ndaj akuzave të Osmanit për takim me Vuçiqin dhe Lajçakun

Kurti nuk reagon ndaj akuzave të Osmanit për takim me Vuçiqin dhe Lajçakun

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka komentuar pretendimet e ish-presidentes Vjosa Osmani, e cila ka deklaruar se ai, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ish-ndërmjetësin e BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak kanë zhvilluar një takim disaorësh për të cilin, sipas saj, publiku nuk është informuar.

Gjatë vendosjes së gurthemelit të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës, Kurti u pyet për këto deklarata, por nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë, duke u shprehur shkurt: “duhet të shkojmë me shpejtësi në Ferizaj”.

Ndërkohë, Osmani, e cila është bartëse e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 7 qershorit, gjatë një tubimi në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka hedhur akuza ndaj Kurtit për një takim, siç tha ajo, disaorësh në një dhomë me Vuçiqin dhe Lajçakun pa dijeninë e opinionit publik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.