KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti në hapjen e KosovaPAR2026: Reforma e administratës publike është e rëndësishme për integrimin evropian

Kurti në hapjen e KosovaPAR2026: Reforma e administratës publike është e rëndësishme për integrimin evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të katërt të Konferencës Ndërkombëtare për Administratën Publike, KosovaPAR2026, e organizuar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

Në fjalën e tij, Kurti ka theksuar rëndësinë e administratës publike për funksionimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit, raporton lajmi.net

Ai ka deklaruar se reforma e administratës publike në Kosovë nuk duhet të shihet vetëm si proces teknik apo administrativ, por si pjesë e përpjekjeve për forcimin e institucioneve, përmirësimin e qeverisjes dhe avancimin e vendit drejt integrimit evropian.

“Suksesi i reformave nuk matet vetëm me politikat, të cilat i miratojmë, por me ndryshimin praktik e konkret, që ato e sjellin në jetën e qytetarëve. Kjo kërkon institucione profesionale, përgjegjësi të qarta, kapacitete të qëndrueshme dhe llogaridhënie për rezultatet”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka folur edhe për rëndësinë e investimit në profesionalizmin e shërbimit publik, zhvillimin e kompetencave të punonjësve dhe krijimin e mundësive për gjeneratat e reja.

Sipas tij, përmirësimi i administratës publike dhe përafrimi i saj me standardet evropiane janë të lidhura ngushtë me perspektivën evropiane të Kosovës dhe vendeve të rajonit.

Kurti ka vlerësuar se konferenca KosovaPAR2026 paraqet një mundësi për shkëmbimin e përvojave, mësimin nga praktikat e vendeve të tjera dhe identifikimin e zgjidhjeve që mund të sjellin rezultate konkrete.

Në fund, ai i ka inkurajuar pjesëmarrësit që diskutimet të përqendrohen jo vetëm në sfidat aktuale të administratës publike, por edhe në mënyrat se si mund të ndërtohet një administratë më profesionale dhe më efikase për të ardhmen./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.